Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka thënë se ka zhvilluar disa takime me homologun e tij nga LVV, Albin Kurti, për të gjetur një mundësi për bashkëpunim.
Në përfundim të seancës së Kuvendit, ai tha se në takimet mes tyre është folur për çështje programore, e jo për ndarje pozitash, përcjell KFVA.
“Kemi pasur disa takime me kryeministrin, kemi pasur edhe takimet e fundit. Në tavolinë i kemi opsionet, edhe nga VV dhe nga Nisma. Për mua është e rëndësishme që vullneti i qytetarëve në zgjedhje është kur njerëzit kandidojnë për të pasur qeveri, dhe implementimi i votës duhet ta ketë orientimin e ndërtimit të qeverisë, dhe kryetari që i ka fituar votat duhet ta drejtojë qeverinë. Deputetët përreth duhet ta ndihmojnë kryetarin e tyre për qeverisje. Nuk është beteja në kuvend, është në tërësi për të pasur qeverinë. Besoj që do të kemi kohë të mjaftueshme që me një vendim të gjykatës do të qartësohet përfundimisht kjo”.
“Ftesa ime është që të shfrytëzojmë maksimalisht këtë moment, e të shkojmë deri te një zgjidhje përfundimtare, jo parciale, jo me episode”.