• 2 Dhjetor 2025 03:26

“Ec në shpi”: Përplasje e ashpër mes deputetes Musliu dhe kryesuesit Dehari – Ndërpritet seanca e 51

Kor 23, 2025

 

 

Ka dështuar konstituimi i Kuvendit përherën e 51-të.

Kësaj radhe nuk pati votim fare.

Kjo pasi pati një përplasje mes kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.

Deputetja Ganimete Musliu është afruar te kryesuesi Dehari dhe nuk e ka lejuar ta vazhdojë seancën, pa ia ndezur mikrofonin.

Si rezultat, Dehari tha se nuk ka kushte për vazhdimin e seancës.

Asnjëra palë nuk po heq dorë nga qëndrimet e veta.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh./KFVA/