Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur për rreth kërkesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, drejtuar Gjykatës Kushtetues për shqyrtimin e kompetencave nga moskonstituimin e Kuvendit.
“Kemi edhe pak ditë para se me u përmbyllë afati prej 30 ditëve. Ajo që ndodhi me angazhimin e presidentes tani e ndryshon gjendjen pra ekziston mundësia e pauzës ose ngrijës së afatit 30 ditor që na mbesin pak ditë në mënyrë që të gjeturat e reja të gjykatës të mundë të zbatohen kur do që krijohen mundësia e vazhdimit”, ka thënë ai ,raporton KFVA.
Haradinaj nuk pret as gjatë kësaj seance të ketë ndryshim.
“E vetmja shpresë mbretet kjo. Sot nuk shoh ndryshim. Jemi të detyruar të vijmë sepse kemi përgjegjësi, por sikurse e shihni, gjendja s’është e mirë”, tha ai.
Kreu i AAK-së shpreson se aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese të mos ketë vonesa rreth këtij vendimi.
“Shpresoj që Gjykata nuk do të vonon me veprimet e veta si për masën pezulluese dhe po ashtu për vendimin”, tha ai.