• Tue. Oct 14th, 2025

Ja cilat janë shtatë kërkesat kyçe të Osmanit ndaj Kushtetuese (Dokumenti i plotë)

Bykfvanews

Jul 22, 2025

 

 

Presidentja Vjosa Osmani ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese “për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113(3)(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Në hyrje të kërkesës thuhet  presidentja i është adresuar Kushtetuses pas përpjekjeve të vazhdueshme të saj për la lehtësuar procesin e një marrëveshjeje politike që do të rezultonte me konstituimin e Kuvendit.

Presidentja kësisoj ka kërkuar nga Gjykata që:

Të shpallë kërkesën të pranueshme;

Të miratojë kërkesën për masë të përkohshme;

Ta bëjë vlersimin preventiv (ex ante) të konfliktit të kompetencave mes institucioneve kushtetuese në rast të konstituimit të Kuvendit pas afatit kushtetues;

Ta zgjidhë konfliktin kushtetues të kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat juridike të mungesës së konstiuimit të Kuvendit brenda afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO 124/25;

Ta zgjidhë konfliktin kushtetues të kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat juridike të konstituimit të Kuvendit pas afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO 124/25;

Ta zgjidhë konfliktin e kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat në ushtrimin e kompetencave të Presidentes së Republikës në raport me një Kuvend që mund të konstituohet pas afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO 124/25;

T`i sqarojë të gjitha efektet e tjera juridike lidhur me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues.

Dokumenti i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *