• Tue. Oct 14th, 2025

Hyseni reagon pas kërkesës së Osmanit ndaj Gjykatës Kushtetuese: Për vazhdim të amullisë

Bykfvanews

Jul 22, 2025

 

 

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kërkesës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, shkruan KFVA.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni e ka cilësuar kërkesën si pothuaj urdhëruese dhe ka ngritur shqetësime mbi kohën kur ajo është bërë.

“Sot, e marte, në ora 16:00, Gjykatës Kushtetuese iu paska drejtua një kërkesë pothuaj urdhëruese: ‘Nxirrni një vendim, masë të përkohshme….’

Lexo: për vazhdim të amullisë!
Pse duhej pritur pothuaj fundin e afatit për të bërë një kërkesë të tillë???!!!
Nëse kjo kërkesë përfillet, Gjykata Kushtetuese do të bëj shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës!
S.H.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *