• Tue. Oct 14th, 2025

Osmani: Shpresoj që Kushtetuesja ta prioritizojë këtë temë dhe të vendosë sa më shpejt që të jetë e mundur

Bykfvanews

Jul 22, 2025

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media, është pyetur rreth asaj se sa do të vonohet Gjykata Kushtetuese për të marrë vendim për çështjen që ajo e ka dorëzuar.

Ajo tha se shpreson që Gjykata ta prioritizojë këtë çështje dhe të vendosë sa më shpejt.

“Unë nuk e di sa kohë mund t’i marrë Gjykatës për të vendosur për të gjitha meritat e kësaj kërkese, por duke pasur parasysh se si po rrezikohet rendi kushtetues i vendit tonë mbes me shpresë që Gjykata do ta prioritizojë këtë temë dhe do të vendosë sa më shpejt që të jetë e mundur duke pasur parasysh rrethanat”.

Ajo tha se “s’mund të paragjykojë” se sa kohë do t’i duhet Kushtetueses të vendosë për lëndën që ajo e ka dërguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *