• Tue. Oct 14th, 2025

U prish mashallahu në Gjilan – Guxi e VV ndajnë rrugët, secili me ‘kandidatin e zemrës!

Bykfvanews

Jul 22, 2025

 

 

Bashkëpunimi në nivelin lokal nuk është i njejtë si në atë qendror.

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe partisë “Guxo”, në Gjilan po i vije fundi.

Të dyja partitë në Anamoravë kanë prezantuar kandidatët e tyre.Lëvizja Vetëvendosje garon me kryetarin aktual, Alban Hysenin, ndërsa partia “Guxo”, me Ilir Poroshticen.Burimet kanë treguar se se për kandidaturat e dy kandidatëve nga këto dy parti  është bërë “sebep”, kryetari aktual Alban Hyseni në prani të Albin Kurti, Donika Gërvalles dhe Faton Pecit.

Burimet kanë treguar se ka pasur marrëveshja ndërmjet LVV`së dhe Partisë “Guxo”.

Ku sipas kësaj marrëveshje, kandidati për kryetar të Gjilanit të është, Alban Hyseni, ndërsa bartës i listës të është Ilir Poroshtica nga partia “Guxo”.

Këtë marrëveshje e ka prishur ‘pa njo pa dy’ Alban Hyseni.

Alban Hyseni do të jetë edhe kandidat edhe bartës i listës.

Të inatosur e hidhëruar me Kurtin, Gërvalla e Peci vendosën të kanadojnë me arkitektin  Ilir Poroshticen.

Periskopi ka kontaktuar kryetarin aktual, Alban Hyseni, rreth kësaj çështje por i njejti nuk është përgjigjur.

Lëvizja Vetëvendosje para dy muajve kishte zyrtarizuar kryetarin aktual të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, edhe për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale.

Lajmi ishte bërë i ditur përmes një konference për media.

Kryeministri në detyrë, Albin  Kurti, kishte shprehur mirënjohje për kryetarin aktual të Gjilanit.

“Dua të falënderoj qeverisjen tonë lokale në Gjilan për aq shumë punë të mira që ka bërë dhe për të arriturat e saj, për qytetarët e Gjilanit pa dallim. Bëhet fjalë për një qeverisje gjithëpërfshirëse,”, kishte thënë Kurti.

Dy muaj më vonë më saktësisht me datën 19 korrik të këtij viti , Donika Gërvalla-Schëarz ka zyrtarizuar Ilir Poroshticën për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Lajmin e kishte bërë të ditur Gërvalla- Schëarz përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Arkitekti i njohur, qytetari shembullor dhe njeriu i mirë dhe punëtor i këtij vendi, Ilir Poroshtica, do të jetë kandidat për Kryetar të Gjilanit nga Partia GUXO.Me vendosmërinë e sigurinë, por edhe me modestinë e një profesionisti kulminant, Iliri po i hyn kësaj gare për të fituar, por fituesit e vërtetë do të jenë qytetarët e Gjilanit.Iliri është arkitekt i njohur në Gjilan e projektet e tij janë tashmë të njohura në sektorin privat. Si një sipërmarrës shumë i suksesshëm dhe një menaxher i shkëlqyer, këtë përvojë dhe sukses ai dëshiron ta sjellë edhe në sektorin publik dhe për ketë i duhet besimi i qytetarëve të mrekullueshëm të Gjilanit.Tërheqja e personaliteteve me përvojë në administratë dhe profesionistëve të fushave të ndryshme në ekipin e tij, do të jetë një ndër synimet kryesore. Gjilanit i duhet një ekip i tillë dhe një frymë e tillë. Dhe kjo frymë po vjen me Ilirin”, kishte shkruar Gërvalla-Schwarz, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale priten të mbahen me 12 tetor të këtij viti. Në garë për të parin e Anamoravës janë gjithsejtë gjashtë kandidatë. Lëvizja Vetëvendosje pritet të hyjë sërish garës me Alban Hysenin. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të garoj me kandidatin Riad Rashitin. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pritet të garoj me Arbër Ismajlin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me kandidatin Nazmi GagicaPartia “Guxo”, me kandidatin  Ilir Poroshticën dhe

Bashkimi për Ndryshim Anamoravë (BNA), me Isa Agushin./KFVA/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *