• Wed. Oct 15th, 2025

Gjenden dy zolla në veri të Mitrovicës, prodhim serb

Bykfvanews

Jul 21, 2025

 

 

Dy zolla janë gjetur në një kompleks banesor të pabanuar në veri të Mitrovicës të hënën. 

Policia ka njoftuar se këto armë të gjetura e që edhe janë sekuestruar, janë armë të prodhimit serb.

Vendi ku janë gjetur zollat ndodhet në rrugën “Anka Spaic”.

“Armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjitha veprimet e ndërmarra thuhet se i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *