• Thu. Oct 16th, 2025

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, vetura përmbyset në mes të rrugës

Bykfvanews

Jul 20, 2025

 

 

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prishtinë, konkretisht në rrugën që lidh kryeqytetin me Fushë Kosovën.

Në pamjet që ka siguruar Gazeta Insajderi shihet një veturë të përmbysur, e cila ka përfunduar me katër rrota përpjetë në mes të rrugës.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit dhe nëse ka të lënduar.

Gazeta Insajderi ka kërkuar një përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me rrethanat e aksidentit, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë ndonjë përgjigje zyrtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *