Mësuesi i edukatës fizike në një shkollë fillore në Deçan u bë skandal i abuzimit seksual i është zbritur dënimi por edhe cilësimi i sulmit seksual, transmeton Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA.
Vendimi i Apelit të rastit vendosi jo vetëm të zbusë ndëshkimin dhe cilësimin, por edhe i hoqi dënimin plotësues për ndalimin e ushtrimit të profesionit përjetësisht raportoi televizioni Klan Kosova.
Mbrojtja e angazhuar e të dënuarit tashmë, avokat Besnik Berisha, pretendon se materiali i provës, xhirimi që qarkullonte në internet dhe alarmoi autoritetet nuk është dëshmi kredibile, ndërsa shtoi edhe se cilësimi ‘ngacmim seksual’ do të bie në shqyrtimin e mëtejmë.
Në deklarimet që qenë të përfshira në aktakuzën e Prokurorisë në Pejë, e mitura theksohet se qe deklaruar se mësimdhënësi e kishte puthur pa pëlqimin e saj.
