• Fri. Nov 21st, 2025

E rëndë: Ky është 25 vjeçari që ra nga lartësia e hotel “Grand”

Jul 16, 2025

 

 

Një 25-vjeçar ka mbetur i vdekur mesditën e së mërkurës, pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme e Hotelit Grand në Prishtinë.

Viktima R.Bytyçi, 25-vjeçar, mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se , viktima( mashukull) është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.