Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur sot aderimin e Enver Hotit në radhët e Aleancës.
Me këtë rast, Ramush Haradinaj ka konfirmuar edhe kandidaturën e Enver Hotit për kryetar të Komunës së Malishevës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Enver Hoti përfaqëson më së miri frymën e Aleancës – vendosmërinë, transparencën dhe përkushtimin për t’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri. Aderimi i tij është një vlerë e shtuar për projektin tonë politik,” theksoi Haradinaj pas takimit.
