Përveç bastisjeve në Prishtinë tek Agjencia Kadastrale dhe ajo e Arkivave, Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion edhe në Ferizaj dhe Shtime.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Ai tha se operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, është duke realizuar një operacion policor i cili përfshin tri komuna: Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime. Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani.
Për rastin është deklaruar edhe ëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojme, se Prokuroria Themelore ne Prishtine ne koordinim dhe bashkepunim te ngushte me Policine e kosoves, sipas urdherese nga gjykata ka marre aksion per bastisje dhe kontroll ne institutcionin e arkives dhe institutcionin kadastral te Republikes se Kosoves per vepren penale “Keqperdorim i pozites apo autoritetit zyrtar” nga nen 414 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves”, thuhet në përgjigjen e Shalës për Reporteri.net.
Aksionin fillimisht e konfirmoi për Reporteri.net Kryeprokrurori i kësaj prokurorie, Zejnullah Gashi./Reporteri.net
