• Fri. Nov 21st, 2025

Aksioni në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave lidhet me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Jul 16, 2025

 

 

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur sot një aksion në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, ka konfirmuar se aksioni lidhur me veprën penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojme, se Prokuroria Themelore ne Prishtine ne koordinim dhe bashkepunim te ngushte me Policine e kosoves, sipas urdherese nga gjykata ka marre aksion per bastisje dhe kontroll ne institutcionin e arkives dhe institutcionin kadastral te Republikes se Kosoves per vepren penale “Keqperdorim i pozites apo autoritetit zyrtar” nga nen 414 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves”, thuhet në përgjigjen e Shalës.

Aksionin fillimisht e konfirmoi për Reporteri.net Kryeprokrurori i kësaj prokurorie, Zejnullah Gashi./KFVA/