Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) tha për dallim nga qeveritë paraprake, kjo qeveri pikësynim kishte sistemin e zyrtarëve publikë të administratës jo veç thjesht zyrtarin.
“Nëse i shohim të gjitha metodat që janë ndërmarrë deri më tani, krijohet përceptimi se kemi të bëjmë me veprime të strukturuara për kapjen e administratës”, tha Shala në emisionin “Tempus”
Çështja e politizimit të administratës, ai tha se ishte përmendur edhe në raportet ndërkombëtare në të kaluarën për qeveritë paraprake.
Shala theksoi se problematikë është çështja e ushtruesve të detyrës në institucione, ku pozita e ushtruesit të detyrës është më shumë praktike e cila bën përjashtim, ndërsa ai tha se në këtë qeveri kjo ka qenë parim.
