• 2 Dhjetor 2025 08:54

Zëvendëssekretari i Shtetit, Landau: Me Osmanin diskutuam për fushat e mundshme të bashkëpunimit

Kor 11, 2025

 

 

Zëvendëssekretari i Shtetit, Christopher Landau, ka deklaruar se gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ata kanë diskutuar mundësitë për bashkëpunim ekonomik në të ardhmen.

Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se të dy liderët shprehën besimin e tyre se “prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.”.

Ndërkohë, Osmani ka postuar një mesazh në Facebook, ku falënderoi Landau për mikpritjen dhe diskutimin e hapur. Ajo tha: “Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona.