• Thu. Oct 16th, 2025

Asgjë e re: Dështon edhe seanca e 45’të e Kuvendit

Bykfvanews

Jul 11, 2025

 

 

Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës për të 45-ën herë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim formimin e Komisionit për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, por në votim s’morën pjesë partitë që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar.

Në sallë të pranishëm ishin 93 deputetë, 49 votuan për, asnjë kundër, asnjë abstenim

Edhe sot para nisjes së seancës, para Kuvendit pat aksione simbolike që kundërshtonin bllokadën e krijuar tash e sa kohë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po lëshon pe, duke insistuar në metodën për votim të fshehtë, derisa partitë tjerë këtë po e konsiderojnë kundërkushtetuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *