• Tue. Oct 14th, 2025

Administrata Trump nis një diplomat drejt Ballkanit, vjen edhe në Kosovë

Bykfvanews

Jul 9, 2025

 

 

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka rikthyer fokusin diplomatik në Ballkan, duke dërguar një zyrtar të lartë për një vizitë zyrtare në tri shtete të rajonit – Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.

Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën X se është nisur drejt Ballkanit pas bisedimeve në Dayton dhe Washington.

“Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare për Ballkanin Perëndimor. Me padurim pres të forcojmë lidhjet mes SHBA-së dhe vendeve të rajonit,” ka shkruar ai, duke iu referuar përvjetorit të Marrëveshjes së Daytonit – marrëveshjes që më 1995 i dha fund luftës në Bosnjë./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *