Mostrat për analizë të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahut, janë dërguar në Maqedoninë e Veriut.
Siç raporton KFVA, mostrat janë dërguar jashtë shtetit si shkak i mosfunksionimit të laboratorit të Toksikologjisë në IML, për shkak se i njëjti është i dëmtuar qysh prej kohës kur është kapluar nga zjarri.
Nga mostrat pritet të përcaktohet nëse Zejnullahu a ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo substancave narkotike në mbrëmjen e 7 korrikut.