• Tue. Oct 14th, 2025

Koci i fton qytetarët në protestë: Nëse s’ka konstituim deri në herën e 50-të, le të protestojmë bashkë

Bykfvanews

Jul 9, 2025

 

 

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se më 20 korrik në orën 11:00 do të ftojë protestë.

Sipas tij, nëse nuk ka konstituim deri në herën e 50-të, qytetarët duhet të reagojnë.

Postimi i plotë:

FTESË PËR PROTESTË MASIVE DHE TË QETË

I ka ardhë koha.

Nëse deri te dështimi i 50-të nuk konstituohet Kuvendi – të dielën, më 20 korrik, në ora 11:00, para Kuvendit të Kosovës, ju ftoj të protestojmë bashkë.

Protesta do të jetë e qetë dhe paqësore, me një kërkesë të qartë:

Të funksionojnë institucionet. Të marrë fund bllokada.

Kjo çështje na përket të gjithëve.

Qytetaria aktive është e domosdoshme.

Si shenjë që e kam përkrahjen tuaj, më duhen të paktën 10.000 pëlqime në këtë postim.

Nëse nuk i kam – protestën e vazhdoj i vetëm.

P.S.

Sipas ligjit, protesta duhet të njoftohet paraprakisht në polici.

Prandaj, më duhet ta di me kohë:

A do të dal vetëm – apo bashkë me qytetarë të tjerë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *