• Tue. Oct 14th, 2025

Shkuan për ta shuar zjarrin, një person ofendon dhe tenton t’i sulmojë zjarrfikësit në Obiliq

Bykfvanews

Jul 9, 2025

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 87

 

 

Një person ka ofenduar dhe ka tentuar të sulmojë zjarrfikësit gjatë një intervenimi në një zjarr fushor në Obiliq.

Gjatë incidentit, i dyshuari ka shkaktuar dëme në automjetin e zjarrfikësve, me vlerë rreth 150 euro.

Ai është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, përcjell KFVA.

“ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË- Obiliq, Prishtinë 08.07.2025, 18:50. Ankuesi mashkull kosovar nga njësia e zjarrfikësve ka raportuar se deri sa ishin në intervenim në një zjarr fushor i dyshuari mashkull kosovar ka filluar t’i ofendojë dhe ka tentuar t’i sulmojë. I njëjti ka dëmtuar automjetin e tyre ku vlera e dëmit arrin rreth 150 euro. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *