Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e së martës para Teatrit Kombëtar të Kosovës për të nderuar kujtimin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani që vdiq në duart e Policisë së Kosovës.
Agon Zejnullahu vdiq në duart e policëve të Kosovës të hënën në Lipjan.
Ndaj policëve është caktuar masa e paraburgimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Tashmë është publikuar edhe një video e re, ku paraqitet dhuna policore. Aty shihen pesë policët teksa e ngufatin viktimën.