• Sun. Oct 12th, 2025

Qesharake dhe e dhimbshme: Hekuran Murati pyet chatGPT se “kush po e thotë të vërtetën” ai apo Përparim Rama

Bykfvanews

Jul 8, 2025

 

 

Një postim i Hekuran Muratit ka irrituar qytetarët, pasi ministri në detyrë në profilin e tij në Facebook tregoi se e ka pyetur chatGPT-në se kush po e thotë të vërtetën në postimet e Ramës dhe të tij.

“Ia dhashë chatGPT-së postimin e Përparim Ramës si dhe postimin tim, për këtë punën e buxhetit të Komunës së Prishtinës, dhe e pyeta se kush po e thotë të vërtetën”, ka shkruar ministri në detyrë Hekuran Murati.

Kjo ka indinjuar qytetarët teksa u shprehën se “në çfarë niveli ka rënë ministria që drejton Murati”.

“Nuk qeveriset me Chat GPT o minister!”, “Edhe na kena me vet chat gpt kon me votu tash emas”, “Minister turpi. Krejt Kosoven e keni blloku e gjene kohe ne pike te orarit te punes me be hajgare me femij te Prishtines. A menon ti qe populli ha bar!”, janë disa nga komentet në postimin e Muratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *