• Mon. Oct 13th, 2025

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallaq të Istog, Policia jep detaje

Bykfvanews

Jul 5, 2025

 

 

Një fëmjë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallaq, të Komunës së Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka treguar se për rastin në fjalë janë njoftuar rreth orës 19:40.

“Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, tha Gashi.

Sipas tij, për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *