• Sun. Oct 12th, 2025

Kadrijaj: Thanë me dal jashtë se ka alarm – ne s’kemi Qeveri si këta me shku, ne duhet tash me dal nëpër lokale

Bykfvanews

Jul 5, 2025

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ka komentuar situatën e para pak minutave në Kuvendin e Kosovës ku u tha se ka alarm për bombë.

Kadrijaj tha se atyre u është thënë te dalin jashtë dhe e kanë respektuar vendimin.

“Thanë me dal jashtë se ka alarm dhe e respektojmë këtë vendim. Ne s’kemi Qeveri si këta me shku ne duhet tash me dal nëpër lokale. Këta e kanë uzurpu edhe Kuvendin edhe Qeverinë. Skom informacion nga kush e cka ka mujt me qenë, por ju e dini se në këto momente do të duhej të fillonte seanca. Ne ishin gati për në seancë e morëm një telefonatë dhe e pam në media se po qarkullon. Skemi pas info as nga kuvendi as asgjë, ishim në zyre.”, tha Kadrijaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *