Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka fituar një betejë të rëndësishme ligjore kundër Qeverisë së Kurti, pasi Prokuroria Speciale hodhi poshtë kallëzimin penal të ngritur nga Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, në lidhje me organizimin e tregut veror dhe dimëror “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”, shkruan KFVA.
Kallëzimi penal ndaj Ramës dhe Kryeshefit të NPL “SportMarketing”, Bardh Krasniqi, u vlerësua si i pabazë dhe u rrëzua në tërësi nga prokuroria, duke treguar se përpjekjet për të diskredituar projektet dhe atmosferën festive në Kryeqytet ishin të motivuara politikisht.
“..Përpjekja e Qeverisë për të diskredituar atmosferën festive që me përkushtim u krijua për festat e fundvitit – u rrëzua sot nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një aktvendimi të qartë dhe të argumentuar! Kallëzimi penal i ngritur nga Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi në lidhje me procedurat e organizimit të tregut veror dhe dimëror “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”, u vlerësua si i pabazë dhe u hodh poshtë në tërësi…”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama ka falënderuar institucionet e drejtësisë për vendimin e drejtë dhe ka bërë thirrje për fokus në punën për qytetarët, duke theksuar se Kryeqyteti nuk do të ndalet.
Postimi i plotë: