• Sun. Oct 12th, 2025

Abdixhiku pas dështimit të 41’të në Kuvend: Partia e parë vendosi sërish me plot arrogancë të injorojë rendin e ditës

Bykfvanews

Jul 3, 2025

 

\Kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dështimit të seancës së 41-të të konstituimit të Kuvendit, shkruan KFVA.

‘Sot, qëndruam në sallë. Deputetja Bajrami mbajti dhe fjalë. Kjo fjalë s’mund t’i ndalej siç ju ndal deputetit Zogaj. Le të jetë një fillim i diskutimeve parlamentare pas uzurpimit antikushtetues që po i bën Kuvendit partia e parë. Ata le të ikin, ne le të flasim”.

Abdixhiku tha se sot ishte hera e 41-të me radhë që partia e parë nuk arrin të ushtrojë përgjegjësinë kushtetuese që ka për ta krijuar shumicën parlamentare.

“…Sot, sërish, parti e parë vendosi me plot arrogancë të injorojë rendin e ditës. Atë rend dite që e kishim dakorduar paraprakisht të gjithë ne bashkë; në takimin e parë institucional. E kishim dakorduar ne, të gjitha partitë politike, në takimin me z.Konjufca – kryetarin paraprak të legjislaturës paraprake. Rendi i ditës u ndryshua; kokë në veti pas shtatë seancave. Askush nuk e ka këtë të drejtë; aq më pak një ‘më i moshuar’ mes 120 deputetëve të zgjedhur në vend…”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *