• Fri. Oct 10th, 2025

Komanda e Forcave Tokësore të FSK-së realizon ushtrimin “Tango Mike”

Bykfvanews

Jul 1, 2025

 

 

Kompania e Forcave Tokësore (KFT) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike”, përmes të cilit është testuar funksionimi i komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato reale të betejës.

FSK-ja, ka njoftuar se ky ushtrim fushor është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë.

“Kompania e Armëve ka realizuar ushtrimin fushor ‘Tango Mike’, me qëllim të vlerësimit të kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si dhe testimit të funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato reale të betejës”, thuhet në komunikatën e FSK-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *