• Fri. Oct 10th, 2025

Lajm i mirë: 13-vjeçarja kosovare në Gjermani gjendet shëndoshë e mirë

Bykfvanews

Jun 30, 2025

 

 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka konfirmuar sot lajmin e gëzueshëm se Arta Hajzeraj, 13-vjeçare, është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë.

Lajmi është bërë i ditur nga babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. Ambasada ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen Hajzeraj.

“Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka shprehur gëzimin që gjithçka përfundoi me sukses dhe se Arta tashmë është sërish pranë familjes së saj./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *