Punëtorët e sigurimit në QKUK edhe sot janë duke vazhduar protestën pas ndërprerjes së kontratave të tyre të punës.
Ata përmes kësaj proteste po kërkojnë garanci nga drejtoria e ShSKUK-së për kushte më të mira të punës si dhe kërkojnë edhe të kthehen nën menaxhim të QKUK-së. Hakif Sylejmani kryetari i shoqatës sindikale në QKUK njoftoi se në ora 12:00 sot janë ftuar në takim nga drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi.
I pranishëm është edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Punëtorët po vazhdojnë protestën në pritje të takimit.