• 1 Dhjetor 2025 04:16

Përleshje mes shqiptarëve e serbëve në veri të Mitrovicës

Qer 29, 2025

 

 

Një incident me përleshje fizike ka ndodhur të dielën në veri të Mitrovicës, ku janë përfshirë disa të rinj shqiptarë dhe serbë.

Ngjarja, e cila ndodhi në një nga rrugicat e këtij qyteti të ndjeshëm etnikisht, ka rritur tensionet në zonë.

Sipas pamjeve të publikuara, incidenti nisi pasi një i ri që po udhëtonte me një automjet me targa të Republikës së Kosovës u konfrontua me një tjetër person që po e incizonte me telefon gjatë lëvizjes së tij.