• Sat. Oct 11th, 2025

5 euro “biletë kalimi”: Maqedonasi përfundon në pranga në Vërmicë

Bykfvanews

Jun 29, 2025

 

 

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, njëherësh dhe shofer autobusi, gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se i njëjti si shofer i një autobusi gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro. Me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *