• Sat. Oct 11th, 2025

Bolton: Nuk do të ketë zgjidhje në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk duan palët

Bykfvanews

Jun 28, 2025

 

 

John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se nuk do të ketë një zgjidhje në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk duan palët.

Bolton i tha zgjidhja e mosmarrëveshjeve nuk mund të detyrohet nga jashtë nëse nuk e duan palët, ndërsa solli në vëmendje rastin e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk do të ketë zgjidhje derisa palët të arrijnë në një pikë që të kuptojnë që nuk është në interesin e tyre për të vijuar konfliktin, dhe nuk mendoj se këtë mund ta detyrosh nga jasht. Ne kishim këshilltarin e sigurisë dhe për të pasur mundësinë e një marrëveshje por gjithçka është në tavolinë tashmë dhe nuk ka për të qenë e lehtë”.

“Por e dimë që edhe konfliktet që duken të papajtueshme edhe në çështje që janë të vështira edhe për dikë nga jashtë që ta kuptojë për shembull në rastin e Maqedonisë, duke këmbëngulur gjetëm zgjidhje dhe nuk shoh pse kjo nuk mund të funksionojë për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Bolton në një intervistë për A2CNN. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *