• Sun. Oct 12th, 2025

Zjarri përfshin një ndërtesë në lagjen Emshir të Prishtinës!

Bykfvanews

Jun 26, 2025

 

 

Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar se rreth orës 20:00 është pranuar informata për zjarrin në këtë lokacion.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

 

Ajo tha se autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *