Një 74-vjeçar në Ferizaj është gjetur i vdekur në rrugën “Hamës Jashari”, sot rreth orës 10:50.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Patrulla policore ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendngjarje, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca, e cila ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes. Sipas mjekut, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e një vdekjeje natyrale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore të Stacionit Policor në Ferizaj për procedurat e mëtejme hetimore”, ka thënë Veseli.
Bazuar në informacionet e deritanishme, Veseli ka thënë se viktima është identifikuar si I. H./KFVA/
