• Fri. Nov 21st, 2025

Janë lëshuar raketa nga Irani, qytetarët ftohen të strehohen

Jun 24, 2025

 

 

Ushtria izraelite ka njoftuar se janë identifikuar raketa të lëshuara nga territori iranian. Sipas njoftimit zyrtar, sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar dhe po përpiqen të ndalojnë kërcënimin.

Autoritetet izraelite u kanë bërë thirrje qytetarëve që të futen në strehimore dhe të qëndrojnë aty derisa të jepet një njoftim i dytë, raporton BBC, përcjell KFVA.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Iranit lidhur me sulmin e raportuar. Ky zhvillim ndodh në një kohë kur Izraeli kishte deklaruar më herët se ka rënë dakord për një armëpushim.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit kishte theksuar më herët se vendi i tij do të ndalonte sulmet vetëm nëse Izraeli ndalonte veprimet ushtarake.