• Thu. Nov 20th, 2025

Një person në Prishtinë bie nga një lartësi derisa po punonte, Policia jep detaje

Jun 23, 2025

 

 

Një burrë ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar në lagjen “Prishtina e Re”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti tha se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Asgjesimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve  mbrojtese dhe rrezikimi i sigurise në vendin e punës. Rasti ka ndodhë në lagjen Prishtina e re, ku një person, mashkull, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar Ahmeti./KFVA/