• 24 Nëntor 2025 05:02

Policia bën thirrje për bashkëpunim: Në kërkim personi i dyshuar për tri vepra penale

Qer 20, 2025

 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, duke kërkuar ndihmë për lokalizimin dhe arrestimin e Elton (Bashkim) Gjevukaj, i lindur më 17 mars 2005 në fshatin Bllagaj të Pejës, shkruan Gazeta KFVA.

Ai është i kërkuar nga Policia për veprat penale: dhunë në familje, mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve, si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Policia kërkon nga kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë në numrat 192, 080019999 (pa pagesë), në Drejtorinë Rajonale në Pejë në numrin 039 432 327, ose të dërgojë mesazh në adresën elektronike info@kosovopolice.com.

Autoritetet falënderojnë qytetarët për bashkëpunimin në sigurinë dhe rendin publik në vend.