• 24 Nëntor 2025 04:42

Shpërthim i fuqishëm në rezidencën e ambasadorit të Norvegjisë

Qer 19, 2025

 

 

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael mbrëmjen e sotme në Herzliya.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme norvegjeze, theksohet se nuk ka të lënduar.

“Kemi qenë në kontakt me ambasadën sonte. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua gjatë incidentit”, thotë ministria e jashtme në një deklaratë me email.

Ajo nuk tha se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Sipas raportimeve të mediave hebraike, një granatë u hodh në drejtim të banesës, duke shkaktuar dëme në ndërtesë.