• 24 Nëntor 2025 04:42

Irani në ditën e dytë pa internet, edhe VPN-të nuk…

Qer 19, 2025

 

 

Aktivistët për të drejtat digjitale e kanë cilësuar ndërprerjen e vazhdueshme të internetit në Iran si më të rëndën ndonjëherë në historinë e kontrollit të rrjetit në këtë vend.

Ka kaluar më shumë se 24 orë që nga vendosja e një bllokade kombëtare nga qeveria iraniane, duke ndërprerë komunikimin me botën e jashtme për pjesën dërrmuese të 91 milionë qytetarëve.

“Kjo është mbyllja më e keqe e internetit që ka përjetuar ndonjëherë Irani,” thotë Amir Rashidi nga organizata Miaan Group, që avokon për të drejtat e njeriut në Iran.

“Është më keq se në nëntorin e vitit 2019. Atëherë, trafiku hyrës i internetit nuk ishte bllokuar plotësisht. Por që nga mbrëmë, edhe trafiku hyrës është prerë,” shkruan ai në një postim në rrjete sociale.

Një ndërprerje totale do të thotë se asnjë faqe apo shërbim nuk mund të aksesohet. Edhe përdoruesit që kanë VPN në telefonat e tyre – shumica e të cilave janë të ndaluara në Iran – nuk arrijnë të lidhen me internetin./