• 24 Nëntor 2025 14:06

Temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë, ankohen punëtorët: A duhet të pësoj dikush, që të ketë reagime nga MPB?

Qer 19, 2025

 

 

Pallatin e Drejtësisë që nga hapja e përcollën shumë probleme.  Herë telashe me ujë e herë me ashensorë, por gjatë stinës së verës i është shtuar edhe temperaturat mbi 30 Gradë Celsius brenda sallat e gjykimit, zyrat e gjykatësve dhe administratës.

Së fundmi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi në rrjetin social ‘Facebook” ka reguar duke ngritur ankesë pasi thotë se puna po ju vështirësohet.

 

Ndryshe, më 26 gusht 2022, punëtorët në Pallatin e Drejtësisë protestuan për kushtet e këqija të punës në këtë objekt, duke përfshirë temperaturat e larta dhe sistemin e prishur të ajrit të kondicionuar në këtë objekt.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) vendosi në tetor 2022 të reduktojë ndjeshëm aktivitetet e punës në Ndërtesën C të Pallatit të Drejtësisë, ku ndodhen Zyra e Prokurorit të Apelit dhe Zyra e Prokurorit Penal të Prishtinës, për shkak të problemeve shëndetësore midis punëtorëve dhe stafit për shkak të gjendjes së objekteve dhe mungesës së oksigjenit.

Gjithashtu në korrik 2023, KGJK-ja shpalli ndërprerjen e punës në Pallatin e Drejtësisë për shkak të temperaturave të larta të shkaktuara nga mungesa e ajrit të kondicionuar dhe u dërgoi një letër të hapur udhëheqësve të institucioneve të Kosovës duke kërkuar përmirësimin e situatës.