• Fri. Nov 21st, 2025

U zhduk pa gjurmë në Fushë Kosovë – Familjarët në ankth, apelojnë për ndihmë!

Jun 17, 2025

 

 

Një rast i rëndë është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një grua është zhdukur pa lënë gjurmë që nga dita e djeshme në Fushë Kosovë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Zyrafete Tatari, rreth 48-vjeçare, e cila sipas dëshmisë së djalit të saj E.T, rreth 27-vjeçar, është larguar nga shtëpia në rrugën Konstandin Kristoforidhi më 16 qershor 2025 rreth orës 10:30, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.

Viktima është përshkruar si rreth 165 cm e gjatë, me peshë rreth 90 kilogramë, flokë të kafta dhe sy ngjyrë kafe. Në momentin e zhdukjes, ajo kishte të veshura rroba të zeza. Dëshmitari ka deklaruar se aktualisht nuk posedon fotografi të saj.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit si “Person i zhdukur”, ndërsa Policia ka nisur hetimet.

Gazeta u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion për vendndodhjen Zyrafete Tatarit, të lajmërojnë menjëherë Policinë apo të kontaktojnë familjen.

Çdo detaj mund të jetë vendimtar.