Aeroplanmbajtësja amerikane ‘Nimitz’, i cila po lundronte në Detin e Kinës Jugore, ka ndryshuar drejtimin ditën e sotme dhe është nisur drejt Lindjes së Mesme, mes tensioneve në rritje midis Izraelit dhe Iranit.
Lëvizja është raportuar nga faqja ‘Marine Traffic’, e cila gjurmon në kohë reale pozicionin e anijeve në mbarë botën.
Aktualisht, ‘Nimitz’ po kalon nëpër Ngushticën e Malakës, e cila ndan ishullin indonezian të Sumatrës nga gadishulli i Malajzisë.
Marina amerikane nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga agjencia Agence France-Presse (AFP).
Sipas burimeve, aeroplambajtësi kishte planifikuar një vizitë katërditore në Vietnam.
Lajmin e konfirmoi për AFP një zyrtar vietnamez, duke cituar një letër nga ambasada amerikane.
Sipas letrës, arsyeja e anulimit lidhet me një ‘nevojë urgjente operacionale’, siç është përmendur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes
