Gazeta sjell një apel për ndihmë nga një familje në Gjakovë të cilët prej 4 qeshor nuk kanë pasur asnjë kontakt me 35-vjeçarin.
Familja Gexha nga Gjakova po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Gazmir Gexhës, 35 vjeç, i cili është larguar nga shtëpia në orët e hershme të mëngjesit të datës 4 qershor 2025, rreth orës 02:00, dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Gazmiri është me flokë të zeza, sy të kaltër, 1.68 metra i gjatë dhe 60 kilogramë peshë.
Në momentin e largimit, ai kishte të veshur komplete ngjyrë hiri dhe kapuç të zi.
Familja është thellësisht e shqetësuar dhe kërkon çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.
Nëse keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e Gazmirit, ju lutemi kontaktoni menjëherë familjen ose autoritetet më të afërta.
Familja thotë se çdo informacion mund të jetë vendimtar dhe ne ju falënderojmë për ndihmën dhe solidaritetin.
