• Fri. Nov 21st, 2025

Të nxehtit godet më fort aty ku dhemb më shumë – rrezik për shëndetin mendor

Jun 14, 2025

 

 

Tashmë që temperaturat kanë arritur nivelet ekstreme të stinës, kujdes të veçantë, përpos të tjerave kërkon edhe shëndeti mendor.

Gjatë stinës së verës vihet re një rritje e rasteve me probleme të shëndetit mendor ndaj mjekët këshillojnë kujdes të shtuar.

Nga ana tjetër edhe rastet ekstreme të vetëvrasjeve, sidomos tek të rinjtë kanë njohur rritje ndërsa shkaqet shfaqen komplekse, raporton TCH.

Pozitiv mbetet fakti që vitet e fundit është rritur ndërgjegjësimi për problemet e shëndetit mendor dhe paraqitja tek mjeku nuk është më tabu.