• Tue. Oct 21st, 2025

Krasniqi për Ditën e Çlirimit: Shpresojmë të jetë e fundit që e shënojmë pa Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Bykfvanews

Jun 12, 2025

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës. Krasniqi ka thënë se në Prekaz i ka rrënjët liria.

”Nga këtu nisi zjarri i shpresës që ndriçoi rrugën tonë drejt çlirimit dhe pavarësisë”, ka shkruar ai.

Ndër të tjerash, Krasniqi tha se uron që ky përvjetor të jetë i fundit pa praninë e ish-krerëve të UÇK-së.

”Këtë përvjetor, me shpresën e thellë se do të jetë i fundit që e shënojmë pa ta, e urojmë me zemër për çlirimtarët tanë që padrejtësisht po mbahen në Hagë: Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, Deputetin Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre. Lufta e tyre ishte e drejtë dhe e pastër, sepse ishte lufta dhe përpjekja e një populli të tërë, që për shumë breza sakrifikoi për liri”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Edhe sot, më 12 Qershor, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, ne rikthehemi në Prekaz, sepse këtu, para së gjithash, i ka rrënjët liria. Nga këtu nisi zjarri i shpresës që ndriçoi rrugën tonë drejt çlirimit dhe pavarësisë.

Në këtë datë të shenjtë të historisë sonë, kujtojmë me nderim të thellë sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të çdo dëshmori që dha jetën për lirinë e këtij vendi. UÇK-ja, më shumë sesa një ushtri, ishte mishërimi i aspiratës shekullore të popullit tonë për liri dhe dinjitet.

Sot dhe asnjëherë tjetër, ne nuk harrojmë as miqtë tanë ndërkombëtarë – në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, të cilët qëndruan përkrah nesh në momentet më vendimtare të historisë sonë. Përjetësisht mirënjohës për mbështetjen!

Këtë përvjetor, me shpresën e thellë se do të jetë i fundit që e shënojmë pa ta, e urojmë me zemër për çlirimtarët tanë që padrejtësisht po mbahen në Hagë: Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, Deputetin Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre. Lufta e tyre ishte e drejtë dhe e pastër, sepse ishte lufta dhe përpjekja e një populli të tërë, që për shumë breza sakrifikoi për liri.

Gëzuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Kosovës!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! Nderim çlirimtarëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *