• Sat. Oct 18th, 2025

PDK në Prizren kandidon sërish Shaqir Totajn për kryetar komune

Bykfvanews

Jun 11, 2025

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren ka konfirmuar kandidaturën e Shaqir Totajt për një mandat të ri si kryetar i Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryesisë së degës për mbështetjen e vazhdueshme.

“Përulësisht mirënjohës kryesisë së degës së PDK-së në Prizren për ta mbështetur kandidaturën time edhe për një mandat tjetër në krye të Prizrenit. Jam i bindur plotësisht se punët e mira për Prizrenin do të vazhdojnë me ritëm edhe më të madh” ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Shaqir Totaj aktualisht është kryetar i Komunës së Prizrenit dhe me këtë kandidaturë synon të sigurojë një mandat të dytë në udhëheqje të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *