• Thu. Oct 9th, 2025

Krasniqi: Keqardhje që Qeveria s’ka fol për arrestimin e Arbnor Spahiut në Serbi – Thirrje ndërkombëtarëve të lirohet djali i Kosovës

Bykfvanews

Jun 11, 2025

 

 

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka folur para mediave për arrestimin e ish policit të njësisë speciale, Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe.

Ai shprehu keqardhje që Qeveria deri tani nuk ka folur për këtë rast, derisa u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë në mënyrë që të lirohet sa më shpejt Arbnor Spahiu.

“Më lejoni që të shpreh keqardhjen dhe indinjatën e kundërshtimin e madh për ndalimin e Arbnor Spahiut i cili po mbahet nga regjimi serb në mënyrë të padrejtë. Por për më shumë të shpreh pakënaqësi për mosreagimin institucional, për mosreagimin e Qeverisë së Kosovës e cila asnjë fjalë ende nuk e ka thënë për ndalimin, jo vetëm të një qytetari që do të duhej por të një shërbyesi të Kosovës…”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *