• Wed. Oct 15th, 2025

Përurimi i Stacionit Policor në Zveçan, Sveçla: Aty do të shërbejë njësia e ndërhyrjes së shpejtë të kufirit

Bykfvanews

Jun 9, 2025

 

 

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar për përurimin e Stacionit të ri Policor në Izvor të Zveçanit.

Sveçla ka thënë se në zonën kufitare me Serbinë, në këtë stacion do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, shkruan KFVA.

“Në zonën kufitare me Serbinë, në këtë Stacion Policor, do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila tashmë me të gjitha kapacitetet do të mbrojë kufirin e parandalojë aktivitetet ilegale që cënojnë sigurinë e Republikës sonë.  Do të vazhdojmë mbështetjen e parezervë për Policinë e Kosovës, si garanca e Kosovës së sigurt, me sovranitet e integritet të plotë territorial”, ka shkruar Sveçla./Reporteri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *