Kryeministri në detyrë, njëherit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po zhvillon një vizitë të papritur në zyrën e Bedri Hamzës, në Komunën e Mitrovicës, shkruan KFVA.
I pyetur nga gazetarët se çfarë bisede do të zhvillojë me Hamzën, Kurti nuk është përgjigjur.
Në pamjet e publikuara shihet se Kurti është futur në objekt nga dera e pasme.
Kurti u shfaq te Komuna që e drejton Hamza me dy xhipa të zi, dhe një numër të madh truprojash.
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza në zgjedhjet e 9 shkurtit ka qenë kandidat i PDK-së për Kryeministër.